Daka: Prokuroria Speciale po heton disa prej votave nga diaspora

22 shkurt 15:04

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar të hënën mbledhjen e radhës lidhur me ecurinë e numërimit të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast ndër të tjerash, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa vota nga diaspora.

“Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora dhe përderisa prokuroria nuk del me njoftim, as unë nuk mund të bëjë njoftim sepse nuk mund të përzihem në hetimet që janë duke u bërë”, ka thënë Daka.

Daka ka theksuar se deri në momentin kur Prokuroria nuk del me një njoftim lidhur me këtë, nuk ka të drejtën të përzihet në hetime të cilat po zhvillohet nga Prokuroria Speciale.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të KQZ-së, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve kanë bërë të ditur se janë afro 500 vendvotime të cilat do të duhet të rinumërohen.

Sipas të njëjtëve arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me gabimet që janë bërë në kuadër të procesit të bartjes të formularëve.

“Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)”, është shprehur Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të…