Daka: Subjektet politike s’kanë shprehur interesim për reformën zgjedhore

01 dhjetor 21:17

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se subjektet politike nuk kanë shprehur interesim për reformën zgjedhore.

Sipas saj, reforma zgjedhore tashmë është vonuar shumë sepse që nga viti 2011 kemi filluar një reformë zgjedhore, e cila praktikisht nuk ndodhi.

“U përfundua një ligj, u bë një draft, i cili kaloi edhe leximin e parë në Kuvend, pastaj u shpallën zgjedhjet e vitit 2013 dhe aty ka përfunduar e gjithë storja. Ne asnjëherë nuk e kemi përfunduar reformën. Vazhdimisht kemi kritika edhe nga BE-ja edhe në Raport të Progresit se nuk adresohen të gjithë ato gjetje”, ka thënë Daka në DESKUN e KOHËS.

Ajo ka thënë se kjo është edhe një kërkesë e ndërkombëtarëve.

“Ne kemi monitorues ndërkombëtarë, kanë ardhë disa here, kanë dërguar misione vëzhguese tek ne që pastaj kanë dalë me gjetjet e tyre sa i përket zgjedhjeve, ligjit, mënyrës se si organizohen të gjithë. Rekomandimi kryesor i tyre është që ne të bëjmë një reformë zgjedhore. Edhe Komisioni i Venedikut e ka këtë mendim, mirëpo fatkeqësisht subjektet e tona politike të cilat janë në parlament nuk kanë shprehur ndonjë vullnet”, ka thënë Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid konfirmon momentin e vështirë që po kalon nën…