KQZ-ja: Në Podujevë votuan 8,27 % e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 12,62 %

29 nëntor 2020 | 12:06

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se deri në orën 11:00 në Podujevë kanë votuar 8.27 për qind e votuesve apo 7,223 persona ndërsa në Mitrovicë të Veriut 12.62 për qind apo 2,942 votues.

Në këto dy komuna të Kosovës të dielën janë duke u zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në komunën e Podujevës dhe Mitrovicë të Veriut po zhvillohet normalisht dhe nuk ka të dhëna për parregullsi në procesin e deritashëm të votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë përmes një reagimi për medie, ka…