LV-ja: Agim Veliu me vetura të ministrisë angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë

29 nëntor 2020 | 12:00

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë përmes një reagimi për medie, ka theksuar se Agim Veliu me vetura të ministrisë po angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë.

“Në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, në secilën nga ato janë parë deri tani 16 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat po keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar rëndë procesin zgjedhor”.

“Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre. Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore. Veprimet e tilla janë rreptësisht të ndaluara”.

“Ftojmë prokurorinë që sa më parë të merret me këtë rast dhe ndërhyrjet flagrante që po vijnë veçmas nga Ministria e drejtuar prej Veliut. Njëherit ftojmë KQZ-në që të reagoj sa më parë në mënyrë që të mos lejoj deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme që po organizohen nën autoritetin zyrtar të shtetit nga LDK”, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi,…