
Daka voton në Prishtinë: Pres që kryeqyteti ta ketë kryetarin që e meriton
12 tetor 2025
| 14:57
Të drejtën e saj për të votuar e ka shfrytëzuar edhe ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.
Daka ka thënë se pret që ky proces zgjedhor të ecë mbarë.
“Pres që Prishtina ta ketë kryetarin që e meriton”, ka thënë Daka.
Ajo ka theksuar se ndjenë nostalgji rreth punës së saj që ka bërë në Komisionin Qendror Zgjedhor.
“Të gjithë ta kryen punën e vet. Besoj që çdo gjë do të shkojë ashtu siç duhet”, ka thënë ajo.
Ish-kryetarja e KQZ-së, ka thënë se nuk do ta pranonte sërish të ishte pjesë e këtij institucioni.
“Unë e kam përfunduar punën time me nder dhe sukses”, është shprehur Daka.