Hargreaves vëzhgon zgjedhjet në Zveçan: E mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë

12 tetor 2025 | 14:40

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka postuar një video nga Zveçani. Ai ka treguar se ka vizituar disa qendra të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”, ka deklaruar ai.

Hargreaves ka thënë se do të shkojë edhe nëpër komuna tjerë, derisa ka shtuar se shpreson që të shohë shumë njerëz që votojnë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka vizituar qendra të votimit…