Daku: 2 ndeshje, për misionin e ëmbël

10 nëntor 2023 | 13:40

Sulmuesi Mirlind Daku është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “2 ndeshje, për misionin e ëmbël”, ka shkruar Daku.

Kuqezinjtë do të ballafaqohen me Moldavinë me datë 17 nëntor duke filluar nga ora 18:00. Ndërsa ciklin kualifikues e mbyllin ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania” tre ditë më vonë, me fillim nga ora 20:45. Shqipëria e kryeson grupin E, me 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje. Në vendin e dytë në këtë grup është Republika Çeke me dy pikë më pak.

Ndërsa në pozitën e tretë është Polonia me 10 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Në vendin e katërt renditet Moldavia që një pikë më pak, gjersa Ishujt Faroe pozicionohen në pozitën e fundit me një sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se…