Daku flet si lojtar i Osijekit

20 korrik 2018 | 11:15

Sulmuesi i talentuar Mirlind Daku edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës NK Osijek.

Ish-sulmuesi i Llapit ka folur publikisht për herë të parë si lojtar i skuadrës kroate, por nuk la pa falënderuar të gjithë ata që e mbështeten në rrugëtimin drejtë kalimit në një klub të madh siç është NK Osijek.

Fotografia e Mirlind Daku

“Po bëjë një lëvizje të madhe në karrierën time. Dua të falënderoj familjen time që me kanë mbështetur në çdo moment, po ashtu dua t falënderoj Agim Maliqin që ma dha mundësinë e parë në elitën e futbollit të Kosovës, pastaj falënderoj edhe Tahir Batatinën, Sunaj Keqin, Jeton Mehmetin dhe Nexhat Dumnica për besimin dhe sinqeritetin e treguar ndaj meje. Një falënderim i veçante shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi që i kam pasur te Hajvalia dhe Llapi, të cilët përkrahen në çdo moment dhe me ndihmuan të ngritëm si futbollist”, ka thënë Daku.

Fotografia e Mirlind Daku

“Falënderoj edhe menaxheret Shkumbin Qorrmemeti, Afrim Ajeti dhe Haris Fakiq për mundesinq e dhënë që të jem pjesë e njërës nga ekipeve më të mira të Kroacisë, NK Osijek. Shpresoj që do t’iu bëjë krenarë të gjithëve. Faleminderit 1000 herë llapjanëve të cilët me kanë përkrahur. Do të mundohem më gjithë zemër të përfaqësojë familjen time dhe posaçërisht kombin tim shqiptar”, ka deklaruar Daku.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën…