Dalin para gjykatës tri infermieret e dyshuara për dhunë ndaj të moshuarës (video)

03 nëntor 2022 | 15:38

Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video të siguruar nga “Klan Kosova” shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.

Të mërkurën, Kosova është tronditur nga pamjet e dhunës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo incizim i paautorizuar”.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës ka mbajtur me prokurorinë dhe Këshillin Etik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur çështjen e mosliberalizimit…