Dalin rezultatet e Ballkanit për Covid-19

27 maj 2020 | 23:09

Skuadra lidere e Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani ka kryer testet për Covid-19.

Klubi nga Suhareka nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se i gjithë stafi dhe futbollistët kanë rezultuar negativ.

“Në hapësirat e FC Ballkani, Instituti për Shëndetësi Publike ka kryer testime për Covid-19 ku i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar negativ. Në si klub falënderojmë Institutin për shërbimin e ofruar duke u zotuar se me vëmendje të shtuar do t’i përmbahemi çdo rekomandimi të dal nga ky institucion prestigjioz, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Faleminderit. Na Priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftimin e FC Ballkani.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës ka reaguar pas vendimit të Federatës së…