Dalin rrogat e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, pezullohet greva

20 maj 2026 | 13:49

Punëtorët teknikë në disa shkolla të Prishtinës kishin hyrë dje në grevë për shkak se sipas tyre nuk kanë pranuar pagat e muajit prill.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka mbajtur mbledhje të mërkurën me kryetarët e shoqatave të sindikatës të punëtorëve teknik të shkollave të Komunës së Prishtinës aty ku është njoftuar se është pezulluar greva pasi punëtorët sot kanë pranuar pagat e tyre.

Greva është pezulluar deri me datën 25 maj, ndërsa është paralajmëruar se nëse nuk lidhin kontratat e punës deri me këtë datë, ata do ta ndërpresin punën.

Jusuf Azemi, ka thënë se greva e mbajtur dje ka pasur efektet e saj pasi pagat e punëtorëve janë ekzekutuar sot, duke potencuar se efektet e veprimeve sindikale kishin efekt.

Në grevën e djeshme kishin hyrë punëtorët teknikë të shkollave: “Dardania”, “Asim Vokshi”, “Gjergj Fishta”, “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina” e shkolla të tjera në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsene Wenger ka dërguar një mesazh motivues për Arsenal pas…