Dalja e parë zyrtare | Kim Kardashian dhe Pete Davidson marrin pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

01 maj 2022 | 18:07

Kim Kardashian dhe Pete Davidson morën pjesë së bashku në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në Uashington.

Aktori i Saturday Night Live iu bashkua yllit të “KUWTK”, për të festuar punën e gazetarëve dhe mediave të Shtëpisë së Bardhë.

Kardashian, 41 vjeç, ishte e ftuar në emër të ABC-së teksa seriali i saj i ri i realitetit Hulu ‘The Kardashians’ debutoi në fillim të këtij muaji. Dalja e tyre vjen pasi kanë shijuar së bashku premierën e vazhdimit të ‘Keeping Up with the Kardashians’.

Për ngjarjen e së shtunës, Kardashian mahniti me një fustan të shkëlqyeshëm argjendi, ndërsa Davidson, 28 vjeç, i veshur me një kostum të zi me syze dielli, një kravatë të hollë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në Ditën…