Dalja nga shtrati e lumit Mirusha përcillet pa dëme

17 dhjetor 11:17

Si pasojë e reshjeve të pandërprera gjatë dy ditëve të fundit, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, i cili në disa vende ka dalë nga shtrati duke përmbysur toka bujqësore, por pa dëme, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk janë regjistruar depërtime të ujit në ndonjë shtëpi. Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Malishevës, edhe pse ka pasur të reshura të mëdha dhe niveli i ujit është rritur, situata është e kontrollueshme dhe nuk ka dëme nga uji, përjashtuar përmbytjet e tokave bujqësore, përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha.

Megjithatë, ekipet përgjegjëse komunale, janë në gatishmëri nga dita e shtunë, duke e vëzhguar situatën”, është thënë në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka hedhur…