Dallasi triumfon ndaj Golden State

01 dhjetor 2022 | 22:07

Dallasi ringrihet kështu pas katër humbjeve dhe këtë e bën duke mposhtur kampionët në fuqi. Për “Warriors” nuk mjaftoi Stefën Kërri, autor i 32 pikëve, 5 asistimeve dhe 5 ribaundeve, ndërsa Golden Stejt pësoi disfatë pas tri sukseseve.

Nju Jorku mori një fitore të thellë në transfertë ndaj Detroit në shifrat 140-110, sukses që i mban “Knicks” në garë për zonën “play-off”, ndërsa “Pistons” zhyten edhe më shumë në vendin e fundit në Lindje. Një ndeshje pa histori, e dominuar tërësisht nga miqtë, ku protagonisti kryesor ishte Randwll, autor i 36 pikëve, 7 ribaundeve dhe 5 asistimeve. Klipers gjithashtu siguruan fitore jashtë fushe kundër Portland me rezultatin 118-112.

Një takim ky skuadra nga Los Anxhelosi realizoi një përmbysje të bukur, duke rikuperuar 18 pikë disavantazh. Pauell me 32 pikë ishte më i miri për Klipers, ndërsa për vendësit nuk mjaftuan Simons dhe Grant, respektivisht me 37 e 32 pikë. Për sa u përket kryesuesve, në Lindje udhëheq Bostoni,  ndërsa në Perëndim në vend të parë pozicionohet Feniks.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi sot se i ka bërë…