Joe Biden i gatshëm të bisedojë me Putinin, nëse presidenti rus i jep fund luftës në Ukrainë

01 dhjetor 2022 | 22:00

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi sot se i ka bërë një ofertë homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Biden tha se është i gatshëm të bisedojë me presidentim rus, nëse ai tregon interes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Biden i përshkroi veprimet e Rusisë në Ukrainë të “sëmura” dhe tha se nuk ka plane të menjëhershme për të kontaktuar Putinin.

Biden bëri deklaratën e mësipërme në kuadër të një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron. Dyshja u zotua më parë se do të kërkojnë llogari nga Rusia për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia dhe Spanja janë dy skuadrat që shkojnë më tej…