Eliminohet Gjermania, kualifikohen Japonia dhe Spanja

01 dhjetor 2022 | 21:58

Japonia dhe Spanja janë dy skuadrat që shkojnë më tej në Kupën e Botës, ndërkohë që Gjermania do ta shohë pjesën e mbetura, ashtu si Italia nga divani. Në një mbrëmje të çmendur Japonia fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Spanjës, ndërkohë që Pancerat fituan 3-2, por që ishte e pamjaftueshme.

Spanja kaloi shumë shpejt në avantazh. Në minutën e 11-të, Azpilicueta shërben një asist perfekt në zonë për Alvaro Moratën, i cili me kokë arrin të shënojë. Japonia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me dy gola për 3 minuta. Në minutën e 48-të, Ritsu Doan përfiton nga një gabim i mbrojtjes spanjolle për të shënuar me një goditje të fortë në hyrje të zonës.

3 minuta më pas, Ao Tanaka realizoi golin e dytë pas një aksioni të gjatë në zonë, atje ku u desh dhe ndihma e VAR për të rishikuar më qartë aksionin. Në minutat e mbetura Spanja nuk tentoi shumë që të rrezikonte duke lënë jashtë Botërorit një rival si Gjermania dhe duke shmangur përballjen me Kroacinë në fazën tjetër.

“Pancerat” fituan 4-2 ndaj Kosta Rikës, në një ndeshje që dhuroi jo pak emocione. Gnabry zhbllokoi shifra në minutën e 10-të. Gjithsesi Kosta Rika përmbysi shifrat me Tejeda dhe Vargas në pjesën e dytë. Më pas Gjermania do të kundërpërgjigjej me tri gola të tjera. Havertz shënoi një dopietë personale dhe Fullkrug shënoi golin e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj…