‘Dallaveret’ me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
03 shkurt 2026
| 10:44
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka bërë me dije se kanë nisur intervistat lidhur me manipulimin e rezultateve në rajonin e Gjilanit.
“Kanë filluar intervistat lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore në regjionin e Gjilanit”, ka thënë Kadriu për “Express”.
Pas rinumërimit të të gjitha vendvotimeve janë evidentuar parregullsi në numërimin e votave për kandidatët për deputetë.
Për këtë çështje, tashmë janë ndërmarrë veprime në Malishevë, Podujevë, rajonin e Mitrovicës dhe Prizren.



