Osmani: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë (video)

03 shkurt 2026 | 10:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka rikthyer një fjalim të saj, ka shkruar edhe se aleanca euroatlantike është zgjidhja e Kosovës.

Ajo ka thënë se bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë dilemë.

“Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm. Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim. Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
VANESSA VATOVCI shpall te pavleshme deftesat dhe diplomene shkolles se…