Dallku: Prishtina vetëm për fitore ndaj Gjilanit

22 shtator 2019 | 12:56

Trajneri i ri i Prishtinës, Armend Dallku, ka thënë se skuadra kryeqytetase kërkon tri pikët në derbin ndaj Gjilanit, i cili zhvillohet sot në orë 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Edhe sa kam qenë lojtar, kam thënë që Prishtina lufton vetëm për fitore. Kështu që presim fitore, sidomos kur luajmë para adhuruesve tanë të cilëve iu bëjë thirrje dhe i apeloj të vijnë të mbështesin ekipin, të mbështesin lojtarët, sepse është e vetmja mënyrë që të shkohet përpara duke mos e harruar edhe problemin ndërmjet tifozerisë dhe klubit”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit.

“Këto janë gjëra, që ndoshta marrin pak kohë për t’u zgjedhur, por shpresoj që nga dita e nesërme tifozeria do t’i mbështes këta djem, sepse me të vërtet e meritojnë, sepse sa i përket neve do të japim maksimumin për të bërë përzgjedhjen e duhur të lojtarëve brenda fushës dhe t’i përzgjedhim pikërisht ata lojtarë që do të japin qindëpërqindëshin vetëm për fitore”, ka deklaruar Dallku.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, u ka bërë…