“Dalshin faqebardhë”, Blerim Latifi publikon një fotografi të njësisë speciale
31 korrik 2022
| 21:38
Blerim Latifi publikon një fotografi të njësisë speciale: Dalshin faqebardhë
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka publikuar një fotografi të Njësive Speciale, duke iu thënë “dalshi faqebardhë”.
“Heronjtë e sotëm të Kosovës duken kështu! Ata sonte në veri mund të përballen me bandat e armatosura të autokratit të Beogradit. Dalshin faqebardhë! Sepse të bardhë e kanë rrugën dhe qëllimin“, ka shkruar ai në Facebook.
Reagimi i tij vjen pasi serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në Veriun e Kosovës.



