Dardana vazhdon bashkëpunimin me Pajazitin

06 korrik 2020 | 08:56

Sedat Pajaziti do të jetë trajner i Dardanës nga Kamenica edhe në edicionin 2020/21.

Lajmi është bërë me dije nga kryetari i klubit, Sevi Kastrati. “Kemi arritur marrëveshje me Pajazitin dhe ai do të jetë trajner i Dardanës në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Kastrati për “Olle”.

“Jemi në negociata me 3-4 futbollistë cilësorë dhe besoj se do të arrijmë marrëveshje. Pas vendimit të FFK-së për ndarjen e tabelës në dy grupe, synimi ynë do të jenë dy pozitat e para në renditje”, ka shtuar Kastrati. Dardana është inkuadruar në Ligën e Parë në edicionin që e lamë pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes…