Ermina Lekaj-Përlaskaj fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci

06 korrik 2020 | 08:49

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.

Kjo do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera në parlamentin kroat.

Pas mesnate mbrëmë vet ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” Lekaj-Përlaskaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do…