Parashikimi i motit për këtë javë

06 korrik 2020 | 08:39

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të fillojë me mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

IHK njofton se kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) i qendrës së djathtë ka…