
‘Dardanët’ arrin në Batumi
01 shtator 2021
| 14:13
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur në Batumi, pas një udhëtimi komod me “charter” nga aeroporti “Adem Jashari”.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se “dardanët” sot në orën 17:00 sipas kohës në Kosovë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “BatumiArena” aty ku të enjten do të përballen me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
/Epoka e re/