‘Dardanët’ debutojnë me humbje  

16 korrik 2019 | 18:34

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll ka debutuar me humbje në Kampionatin Botëror që po mbahet në Spanjë.

“Dardanët” janë paraqitur mirë, por kanë pësuar humbje nga Kroacia me rezultat 26:17.

Pjesa e parë e Kosovës ka qenë mjaftë e mirë, duke e ruajtur diferencën me kroatët dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat 14:11, por edhe në pjesën e dytë kundërshtari i “Dardanëve” të rinj e shfrytëzoi përvojën dhe me tri gola diferencë e fitoi ketë pjesë, kurse rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje ishte 26:17.

Duhet cekur se transmetimi kësaj ndeshje u paraqit pa flamuj shtetëror, ani pse në ndeshjet tjera janë paraqitur me flamujt shtetëror.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon të enjten me Hungarinë, derisa të premten takohet e Portugalinë. Të dielën takohet me Brazilin dhe të hënën me Bahrejnin.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Vjenë është hedhur shorti për kupat evropiane për…