“Dardanët” e rinj mposhtin Maltën

26 mars 2019 | 19:31

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore në Antalya. Pasi e mposhtën dy ditë më parë Turkmenistanin, “Dardanët” e rinj të drejtuar nga Rafet Prekazi, sot, e kanë mposhtur edhe Maltën, me rezultat 1-0.

Golin e fitores për Kombëtaren tonë e realizoi Valmir Veliu në minutën e 87-të. Megjithatë, rezultati i ngushtë nuk e tregon pasqyrën reale të ndeshjes, ngase që nga fillimi futbollistët tanë e mbizotëruan lojën dhe krijuan raste të shumta shënimi, por që nuk u treguan sa duhet efikas në finalizim.

Gjithsesi, këto dy ndeshje i kanë shërbyer përzgjedhësit Rafet Prekazi dhe ndihmësve të tij, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, për ta parë gjendjen e futbollistëve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ciklit të ri kualifikues që do të fillojnë në muajin qershor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veteran i arsimit shqip, në këtë kohë kur nuk…