‘Dardanet’ grumbullohen në Koper të Sllovenisë

10 nëntor 2022 | 16:43

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave të mërkurën ka zbarkuar në Koper sepse më 12 nëntor, me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Bonfika” do ta zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë.

Për këtë ballafaqim selektorja Anneli Andersen ka përzgjedhur 22 futbolliste, prej tyre 10 janë nga kampionati vendor, 10 nga klubet evropiane dhe 2 nga kampionati i Shqipërisë.

Lista e futbollisteve: Lavdije Behramaj, Raimonda Spahiu, Agnesa Gashi, Fatlinda Ramaj, Blerta Smaili, Merita Bajrami, Edona Kryeziu, Iliriana Vllasalija, Feride Kastrati, Donjeta Halilaj, Blerta Shala, Kaltrina Biçkaj, Erëleta Memeti, Viola Avduli, Lumbardha Misini, Erjona Emerllahu, Valentina Metaj, Besjana Reçica, Modesta Uka, Alketa Rama, Rrezona Ramadani dhe Jehona Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka pritur në Pallatin…