Dardanet pësojnë humbje nga Ukraina

05 prill 2024 | 21:02

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave/grave ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet janë mposhtur nga Ukraina, në ndeshjen e zhvilluar në Antalia, me rezultat 2:0, në kuadër të Grupit 4 në Ligën B. Kjo ishte humbja e parë e të përzgjedhurave të Anneli Andersen pas një serie prej 13 fitoreve e një barazimi.

Të dy golat Ukraina i shënoi në pjesën e parë. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 28-të, kur Anna Petryk shënoi nga penalltia. Gjashtë minuta më pas Tamila Khimich realizoi për 2:0. Deri në fund të dyja ekipet patën disa mundësi tjera shënimi, por rezultati mbeti i pa ndryshuar.

Ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit B4 Dardanet e zhvillojnë kundër Uellsit, të martën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derisa pjesë e grupit është edhe Kroacia.

Në fund të këtij rrethi, tri pozitat e para kalojnë në “play-off”, derisa vendi i fundit bie në Ligën C, për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluca Mercuri – Corriere della Sera Po sikur, aty ku…