Dardanët ‘rikthyen’ Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin në stadium

01 prill 2026 | 13:16

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, “Dardanët” u kujdesën që përveç atmosferës elektrizuese në tribuna, ta përcjellin edhe një mesazh të fuqishëm përmes një koreografie të veçantë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, u shpalos edhe një baner i madh me mbishkrimin “Victorious”, së bashku me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht po përballen me një proces gjyqësor në Hagë.

Ky baner qëndroi gjatë gjithë ndeshjes dhe u shoqërua me brohoritje nga tifozët, duke krijuar një moment emocional dhe simbolik në tribuna.

Sipas tifozëve, koreografia ishte një shprehje e mbështetjes dhe solidaritetit të tyre, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në stadium.

“Dardanët” edhe kësaj radhe dëshmuan kreativitetin dhe organizimin e tyre, duke e bërë ndeshjen një ngjarje sportive me mesazhe shumë të fuqishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Ylber Ramadani mund të largohet nga skuadra e Lecces,…