‘Dardanët’ U19 në finale të turneut ‘Roma Caput Mundi’

19 maj 2022 | 16:12

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll e ka siguruar pjesëmarrjen në finale të turneut “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet në kryeqytetin italian.

Të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup e kanë mundur Greqinë, pas penalltive 3:1, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 0:0. Para kësaj ndeshje Kosova kishte fituar ndaj Italisë LND (2:1) dhe kundër Abbruzzos pas penalltive 5:4 (0:0).

Në finale “Dardanët” U19 do të ballafaqohen me Lazion, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër në orën 10:30. Kosova është kampione në fuqi e këtij turneu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Koci, bashkëluftëtar i nënkryetarit të OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka…