Fatmir Koci: UÇK-ja ka bërë luftë të pastër si loti, Specialja është gjykatë raciste

19 maj 16:12

Fatmir Koci, bashkëluftëtar i nënkryetarit të OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënën se ka pritur lirimin e tij dhe të Hysni Gucatit nga Gjykata Speciale.

Koci ka deklaruar se me këtë vendim ndaj Haradinajt e Gucatit, Gjykata Speciale dëshmon se është raciste.

“Krerët e UÇK-së që gjenden atje ndodhen padrejtësisht me argumente dhe dëshmi të falsifikuar nga shërbimi serb dhe ne kemi pritur këtë vendim që do të lirohen Haradinaj dhe Gucati që jam bashkëluftëtar i tyre dhe i përshëndes. Se është një gjykatë raciste dhe e kemi pritur këtë vendim jo me atë qetësinë që kemi menduar se do të ketë drejtësi me këto gjykatat ndërkombëtare, por kësaj radhe u dëshmua që Specialja është gjykatë njëetnike dhe po mundohet me çdo kusht ta njollosë UÇK-në kur UÇK-ja ka bërë luftë për liri dhe është e pastër si loti”, ka thënë Koci në “Tëvë1”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa po hedh hapat e parë në aktrim. Këngëtarja…