Dashuria e princit Harry dhe Meghan Markle do të bëhet film

18 janar 2018 | 14:03

Martesa mes Princit Harry dhe ish aktores së “Suits”, Meghan Markle, paralajmërohet të jetë dasma e vitit dhe bota e showbizit amerikan nuk ka humbur kohë.

Gjatë mbledhjes së dimrit të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit, rrjeti “Lifetime” ka bërë të ditur se ata kanë në plan një film televiziv mbi përrallën e tyre të dashurisë.
Transmetimi është planifikuar për muajin maj, që përkon me martesën mbretërore.

Sipas “Entertainment Weekly” filmi do të titullohet “Harry & Meghan: The Royal Love Story” dhe do të tregojë lidhjen e tyre nga takimi i parë deri në zyrtarizimin e fejesës , në nëntor 2017. Filmi do të hedhë dritë në sfondin e këtij çifti të veçantë: që nga bërja për vete, ndërhyrja e mediave në lidhjen e çiftit dhe fantazmat e jetës së kaluar të Meghanit, që ka një divorc pas saj. Nuk dihet akoma nga kush do të interpretohen bashkëshortët e ardhshëm, ndërsa filmi mendohet të transmetohet në muajin maj, që përputhet me martesën.

Nuk është hera e parë që “Lifetime” merret me çifte të vërteta. Në vitin 2011 ai prodhoi “William & Kate: The Movie”, duke u përqendruar në historinë e dashurisë mes mbretit të ardhshëm dhe Middleton, duke e transmetuar atë pak ditë para martesës mbretërore të parashikuar. (ATSH)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës nuk e pranon përfshirjen e organeve shtetërore…