Qeveria nuk e pranon përfshirjen e Serbisë në hetimet për rastin Ivanoviq

18 janar 2018 | 13:56

Qeveria e Kosovës nuk e pranon përfshirjen e organeve shtetërore të Serbisë në hetimet që po zhvillohen rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ish- lider i Iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia, Drejtësia”.

Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se shteti i Serbisë nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje në hetime.

Por, siç ka thënë ai, askush nuk ka të drejtë nga jashtë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Republikës se Kosovës, përveç mekanizmave relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë të autorizuar për të siguruar një ambient të sigurt në Kosovë.

“Dhe, për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve”, ka deklaruar Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…