Dashuria ndaj Atdheut dhe flamurit Kuq e Zi janë ngulitur thellë në zemrat e nxënësve shqiptarë jashtë ATDHEUT

17 gusht 2022 | 22:04

Në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe e Prindërve shqiptarë (LAPSH) në Niederuzwilsot u hap një pikë shkollore me mësim plotësues në gjuhën shqipe 17.08.2022 

Mësimi mbahet çdo të mërkure ,nga ora 13:40-15:15

Falënderojmë të gjithë prindërit për interesimin shumë të madh,për t`i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe,për të qenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe,që fëmijët e tyre të mësojnë për kulturën,historinë dhe traditat e bukura shqiptare,që përmes tyre ta ruajnë me fanatizëm gjuhën dhe kulturën tonë .

Një falënderim krejt i veçantë shkon për Nuriman Asanin dhe vajzen e tij RejhanaReshiti.

Të gjithë prindërit që ishin prezent në hapjen e kësaj pike shkollore,i ftojnë të gjithë shqiptarët,që së bashku me ta të jenë pjesë e përbashkët e rritjes së numrit të nxënësve.

Po ashtu nxënësit e kësaj pike shkollore ,që ishin të shumët në numër,i bëjnë thirrje,çdo prindi,që ka fëmijë në shkollë,t`i bashkëngjiten shkollës shqipe,që së bashku ta vijojmë mësimin,me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe njohjen me kulturën,historinë,tonë të lavdishme.

Mësuesi Gani Shala

Niederuzwil SG, 17.08.22

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në situatën energjetike në Kosovë, ministrja e…