Dasma e Mbretit Zog, Drejtori i Arkivave: “Mercedesi” i dhuruar nga Hitleri bëri bujë

29 tetor 2022 | 16:42

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë, zbuloi disa detaje interesante nga martesa e mbretit Zog me mbretëreshën Geraldinë, sipas dokumenteve të ekspozuara për nder të mbretëreshës.

Bido, në një bisedë për Euronews Albania, tha se dasma e mbretit Zog nuk ka qenë një dasmë superluksoze, por bëri shumë bujë në Tiranën e kohës, që ishte vetëm një fshat i madh.

“Janë edhe dokumentet që flasin për shpenzime nga buxheti i shtetit, nuk më kujtohet shifra, dokumenti vetë flet më mirë, nga formati, serioziteti dhe kontrolli që bëhej për shpenzime publike. Nuk ka qenë një dasmë superluksoze diçka që për Tiranën ishte luksoze dhe super e kushtueshme kur Tirana e kohës ishte një fshat”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se bujë bënë edhe kamerat në dasmë, diçka që në vendet evropiane ishte e zakonshme, por edhe “Mercedesi” të cilin ia dhuroi Hitleri.

“Bëri bujë fakti që kishte një ballo, që kishte kamera ndërkohë që kamerat ishin diçka e zakonshme në vendet e tjera të Evropës. Bëri bujë ‘Mercedesi’ i famshëm i dhuruar nga Hitleri ndërkohë që në vendet e tjera ishte normale. Edhe po të thoshim shifrën, është relative, por shumë për Tiranën e kohës”, tregoi Bido.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezantuesja e televizionit të pavarur Dozhd, Natalya Sindeyeva, është shpallur…