Daut Haradinaj i reagon Mustafës, i cili tha se do të shkonte në varrimin e Demaçit

04 shtator 2018 | 09:06

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për atë se po të ishte mirë më shëndet do të merrte pjesë në varrimin e Adem Demaçit.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se beson se Isa Mustafa do të shkonte në varrimin e Damaçit po të ishte mirë më shëndet.

“E pashë një intervistë të liderit Isa Mustafa, me ato pak raste sa kam pasur takime me të, e besoj që do kishte shku në varrim të Demaçit. Respekt”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, nuk e…