Daut Haradinaj: Kandidimi im për Prishtinën shumëkujt ia ka prishur planet

29 qershor 2021 | 23:26

Daut Haradinaj, kandidat për të parin e Prishtinës po dyshon se kandidatura e tij për kryetar ia ka prishur planet dhe aspiratat.

Duke komentuar deklarimin e tij të pasurisë, ai thotë se këta persona po përdorin shpifjen si mjet për plotësimin e qëllimeve të tyre që ai i quan “të sëmura”.

“I porosis ata që qëndrojnë prapa këtyre shpifjeve se unë do të vazhdoj të punoj dhe të jetoj ndershëm. Pasurinë time, atë që e kam, gjithmonë e deklaroj në përputhje me ligjin. Kështu kam vepruar edhe në marsin e këtij viti”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

E kuptoj që kandidatura ime për Kryeqytetin shumëkujt ja prish planet dhe aspiratat. Nuk e kuptoj shpifjen si mjet për plotësimin e këtyre qëllimeve të sëmura.

I porosis ata që qëndrojnë prapa këtyre shpifjeve se unë do të vazhdoj të punoj dhe të jetoj ndershëm. Pasurinë time, atë që e kam, gjithmonë e deklaroj në përputhje me ligjin. Kështu kam vepruar edhe në marsin e këtij viti.

Sa herë shpifin për mua, më kujtohet ajo thënia “qentë lehin e karvani ecën”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari u përball të…