Daut Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën: Drenica e përgjakur ndër shekuj, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

30 prill 2026 | 14:13

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar sot komandantin Ilaz Kodra dhe luftëtarët e rënë në betejat e Drenicës, duke e cilësuar këtë datë si ditën më të përgjakshme dhe më të dhimbshme në historinë e luftës çlirimtare.

Haradinaj ka thënë se luftëtari dhe themeluesi i UÇK-së, Ilaz Kodra, u priu deri në vetëflijim qindra luftëtarëve të Drenicës për ta ndalur makinerinë vrastare serbe. Sipas tij, gjatë përballjes heroike ra komandanti i shumë betejave bashkë me 48 luftëtarë, ndërsa pati edhe shumë të plagosur.

Ai ka theksuar se ushtria serbe, në hakmarrje për humbjet, vrau dhe masakroi 280 martirë të pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka…