Daut Haradinaj: Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse

25 nëntor 2023 | 18:02

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar foto të rrugës Prishtinë – Pejë e cila është bllokuar nga reshjet e borës, si pasojë e mospastrimit.

Haradinaj ka theksuar se rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse.

“Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë. Nëse vazhdon me ra borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në Gusht nuk bjen, vetëm dimrit!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fitim Behluli Me disa prej miqve, bashkëpunëtorëve e dashamirëve…