Daut Haradinaj thotë se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë

18 tetor 2020 | 18:25

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, raporton “Epoka e re”.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje.

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Izet Sadiku përmes një shkrimi në llogarinë e vet…