Daut Haradinaj u kërkon autoriteteve shqiptare ta heqin taksën rrugore

10 gusht 2019 | 18:46

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta heqin taksën rrugore në Shqipëri.

Sipas tij, kjo taksë me kosto të lartë duket si ndëshkim për popullin e Kosovës.

“Isha duke u kthyer në Kosovë dhe i pashë kolonat e gjata duke e paguar taksën rrugore në Shqipëri. Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ofertat dhe risitë e kësaj vere nga Artmotion ende po…