
Daut Haradinaj voton: Ndjenjë e veçantë ta votoj një kandidat shqiptar për kryetar të Graçanicës
12 tetor 2025
| 11:05
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai ka thënë se sot ishte ndjenjë e veçantë ta votojë për herë të parë një kandidat shqiptar për kryetar të Graçanicës.
“Ndjenjë e veçantë ta votoj për herë të parë një kandidat shqiptar për kryetar të Graçanicës. Një lutje miqësore për të gjithë: shfrytëzojeni të drejtën e votës! Dilni e votoni!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.