Kosova dhe Sllovenia synojnë forcimin e bashkëpunimit parlamentar

16 mars 2026 | 16:27

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për thellimin e shkëmbimit të përvojave institucionale, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja Haxhiu ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy shteteve, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për konsolidimin demokratik dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francez, Marcus Thuram duket se po përballet me një…