Daut Haradinaj: Xheva e Fehmiu, rast unikat në sakrificën e madhe të popullit tonë

22 shtator 2020 | 09:57

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kujtuar Xhevë e Fehmi Lladrovcin, në 22-vjetorin e rënies.

Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se jeta e gjatë luftarake e tyre i bënë Xhevën e Fehmiun rast unikat në sakrificën e madhe të popullit tonë.

“Sot mbushen 22 vite nga rënia heroike e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, jeta e gjatë luftarake e Fehmiut e deri tek rënia e tyre, i bënë Xhevën dhe Fehmiun rast unikat në sakrificën e madhe të popullit tonë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Qeverisë amerikane, i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i…