Dautaj përforcon Vëllaznimin
27 gusht 2020
| 17:32
Futbollisti i njohur Qëndrim Dautaj e ka përforcuar skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova. Futbollisti nga Deçani sezonin pranveror ishte pjesë e Besës nga Peja.

“Qëndrim Dautaj me një përvojë shumë të madhe në futbollin e Kosovës sot ka arritur marrëveshje me KF Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi, raporton “Epoka e re”.



