Davidkovi largohet nga KB Peja, vjen Radoviqi

04 mars 2021 | 15:23

KB Peja ka njoftuar të enjten se trajneri Jordanco Davidkov është larguar nga klubi dhe se trajneri i ri do të jetë Dragan Radoviq.

Për këto ndryshime në krye të shtabit teknik, klubi pejan brenda një ore ka njoftuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Jordanco Davidkov jep dorëheqje nga detyra e trajnerit pas humbjes ndaj Yllit. Kontrata është ndërprerë me marrëveshje te dyanshme dhe ne i urojmë shumë fat dhe sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e parë të KB Peja.

Ndërsa në njoftimin pasues të klubit pejan thuhet: “Ne sot prezantojmë trajnerin e katërt për këtë sezon dhe ai është trajneri me përvojë dhe me trofe në basketbollin e Kosovës, i cili së fundmi udhëhoqi Prishtinën drejt trofeut të Kupës. Dragan Radoviq do të jetë trajneri ynë i ri i cili, duke i ditur të gjitha problemet tona, ka vendosur që të na bashkohet dhe ta bëjmë një mbyllje sa më të suksesshme të sezonit. I urojmë shumë sukses dhe fat”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona humben betejën me Covid-19 në 24 korët e…