Shtatë persona humben betejën me Covid, kjo është mosha e tyre

04 mars 2021 | 15:12

Shtatë persona humben betejën me Covid-19 në 24 korët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, personat që kanë humbur jetën janë të moshës 68 deri 83 vjeçare.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24…