Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid

04 mars 2021 | 15:08

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se nga 3.674 mostra, 591 kanë rezultuar pozitive.

Prishtina prijën me 205 raste të reja, pastaj është Prizreni me 53 raste dhe Peja me 38 raste.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…