Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
11 nëntor 2026
| 11:52
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin se i ka shkaktuar humbje prej dhjetëra milionë dinarësh kompanisë “Beogradske Elektrane”, gjatë kohës kur ishte drejtor i saj.
Sipas “N1”, arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë Publike në Beograd.
Basta dyshohet se kishte miratuar shpenzime të ndryshme në formë donacionesh për organizata dhe klube sportive, përfshirë klube futbolli, basketbolli, si dhe klube kalërim.



