Mbreti i Holandës, Willem-Alexander R., i dërgoi letër urimi presidentes Shiroka-Pula
11 nëntor 2026
| 11:24
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander R., me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander R., ka shprehur bindjen se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Në përfundim të letrës, Mbreti Willem-Alexander R. i ka uruar presidentes Shiroka-Pula sukses në përmbushjen e detyrave të saj.



